Aztech vazhdon me zbritje, oferta e Neptun ka përfunduar më 4 prill

06.04.2021

Shperndaje:

Gjatë javës së parë të muajit prillit, Neptun ka pasur një zbritje dhe Sakushton ka krahasuar çmimet e zbritjes me çmimet e tregut në muajin mars. Në këtë tekst ka reaguar kompania Aztech duke kërkuar që kompania të krahasoj çmimet e prillit te të gjitha kompanitë. 

Ragimi ka arritur më 5 prill pas përfundimit të zbritjes në Neptun. Për të kryer punën tonë sa më mirë që është e mundur, Sakushton ka bërë analizën si më poshtë. Në tabelë mund të gjinden çmimet e këtyre dy kompanive pa ndonjë zbritje dhe produktet me zbritje në Aztech, si dhe ato të tregut pa zbritje në Neptun dhe Gjirafa.  

ProduktiÇmimi AztechÇmimi NeptunÇmimi Gjirafa
Samsung a20E, Blue 5.8″ 3Gb 32Gb Lte
 Pa zbritje 179 Pa zbritje 199Nuk ka
Samsung a51 4GB 128GB LTE

 Pa zbritje 329 Pa zbritje 359Pa zbritje 290
Samsung a12,  4 GB 64GB LTE

Me zbritje 179 nga 219Pa zbritje 199 Pa zbritje 237.50
A72 SM-A725F, 6.7” 6 GB 128GB LTE

Me zbritje 469Pa zbritje 499Me zbritje 439.50 
Robalarësja 
Sharp, me zbritje 7 kg A++ Euro 199 nga 279Fuego, pa zbritje 6 kg A++ Euro 239
TV 65 inchMe zbritje 499Pa zbritje 729Pa zbritje 871

Lirimet tjera

Kompania Aztech fushatën e filluar më 1 prill e ka vazhduar deri më datën 10 prill, përderisa ajo e Neptun ka përfunduar me datë 4 prill. Në Aztech mund të gjinden edhe produktet në vazhdim: Televizioni Toshiba 65 inch 4k smart nga EURO 799 i zbritur në EURO 499. Në Neptun çmimi i tregut është EURO 729 për një LG 65 inch i performacës së ngjajshme nëse posedon happy kartelë . Edhe te shitësit tjerë ky televizion kushton mbi EURO 800.  

Në ofertë janë edhe shumë produkte të tjera: thithëse elektrike silverstone nga EURO 44.99 në 34.99, toster grill Esperanza nga EURO 19.99 në 14.99. Gjeni linkun për zbritje e Aztech deri me 10 prill Kliko ketu.