25.12.2022
Pos ushqimit që përgatitni për natën e Vitit të Ri, secili sipas shijës së tij, patjetër se duhet ta përcjellë me diçka, qoftë me pije alkoolike, qoftë me lëngje të ndryshme.
Në tregun online keni nga të gjitha llojet dhe platforma SaKushton ka krahasuar çmimet e tyre nëpër dyqane të ndryshme.
Për të qenë korrekt, ju mund të gjeni edhe më lirë ndoshta, duke shëtitur nga dyqani në dyqan, por këto që po ua prezantojmë janë çmime të tregut online dhe me një klik ose telefonatë, mund t’ju vijnë në shtëpi.
Birra vendore e ndërkombëtare
Birrën më të lirë e gjeni në Maxi. Birrën vendore Prishtina në shishe 0.33L mund ta porosisni për 0.55 euro.
Për 0.69 euro mund të zgjidhni shumë më tepër. Mund ta porosisni birrën Peja në shishe 0.33L në Dërgesë dhe në Spar, si dhe në Maxi birrën Peja në kanaçe 0.33L.
Nëse kërkoni birra të brendeve të huaja, më të lirat i gjeni në Spar, ku e gjeni atë bullgare Staropromen (0.33L) për 0.79 euro dhe në Maxi birrën WindMill në kanaçe (0.5L) për 0.85 euro.
Nën 1 euro, birrë ndërkombëtare gjeni edhe në Begmart, ku mund ta porosisni atë Budweiser në kanaçe 0.33L për 0.94 euro dhe në Maxi birrën Peroni në shishe (0.33L) për 0.95 euro.
(Për më shumë birra kliko KËTU dhe KËTU)
Verë e bardhë dhe e kuqe
Nga verërat në tregun online, më e lira është ajo Theranda, e bardhë, që mund të porositet në Maxi për 2.35 euro. Është në shishe standarde xhami 0.75L.
Po të këtij brendi. Verën e kuqe më së lilri e gjeni në Gjirafa50 dhe kushton 2.80 euro.
Në Begmart, verën më të lirë e gjeni atë të Italisë, Lybante. Është e bardhë dhe kushton 6.69 euro.
Ndërkohë në PemaMall e gjeni verën e kuqe franceze Tarani, të llojit të rrushit Malbec për 8 euro.
Ka edhe dhjetëra lloje të tjera të verërave, vendore e ndërkombëtare.
(Për më shumë verëra kliko KËTU)
Lëngje të frutave dhe të gazuara
Edhe oferta për lëngje është e madhe në tregun online, si për ato të frutave ashtu edhe për ato të gazuara.
Lëngjet më të lira të frutave në paketim 1L i gjeni në dyqanet Dërgesë dhe Spar. Ato të brendit Frutti, si mollë, pjeshkë, vishnje, dredhëz, multivitamin e të tjera i gjeni për 0.85 euro.
Pak më shtrenjtë kushtojnë lëngjet e portokallit. Në Dërgesë e gjeni për 0.99 euro, kurse në Spar 1.19 euro.
Nëse kërkoni lëngje të gazuara, atëherë më së liri i gjeni Coca Cola, Fanta e Sprite në Begmart. Shishet më vëllim 1.25L kushtojnë nga 1.02 euro. Pijen Schweppes 1.5L në këtë market e gjeni për 1.29 euro.
(Për më shumë lëngje të frutave kliko KËTU, e për të gazuara KËTU)