Laptop – ku e gjeni më së liri

03.11.2021

Shperndaje:

Keni vendosur ta ndërroni laptopin? Atëherë platforma SaKushton ua sjell çmimet e bashkë me to edhe performancat.
Laptopi, për ata që e kanë pajisje të punës, zgjidhet varësisht nga lloji i përdorimit që i bën apo edhe me thjeshtë, për çfarë të duhet dhe çfarë programe do të instalosh.

Në tregun online, laptopi më i lirë mund të blihet në 75Mall. Ai i brendit Jumper Ezbook me ekran 13.3 inç kushton 349.90 euro, por me zbritje e merrni për 279.90 euro. Ka processor: Intel Celeron N3450 1.1Ghz (2.2GHz), pastaj është 4 Cores, ka 8GB memorje dhe 128 GB memorje të brendshme. Në këtë dyqan gjeni edhe laptopë më të shtrenjtë dhe me performanca më të mirë.

Në Gjirafa50, laptopi më i lirë kushton 460 euro. Është HP me ekran 15.6 inç. Ka 8 GB ram dhe 256 GB memorje të brendshme. Edhe në Gjirafa50 ka lloje të ndryshme të laptopave me çmime më të larta.

Laptopa gjeni edhe në eGjeta. Më i liri është ai i brendit Acer, modeli Aspire 5 me ekran 15.6 inç. Procesorin e ka Intel Core, ka 4 GB ram në bord dhe 4 GB DDR4. Ka 512 GB memorje të brendshme.

Në Neptun, laptopi më i lirë mund të blihet për 739 euro, me kartelë Happy. Çmimi i regullt është 979 euro. Është i brendit HP – Evny. Ka 8 GB memorje dhe 512 GB memorje të brendshme. Ekrani është 13.3″.

E në këtë dyqan mund të blihet edhe laptopi më i shtrenjtë. Është i brendit Dell me ekran 17.3″, 16 GB memorje e plot 1 TB memorje të brendshme. Çmimi i rregullt është 2.999 euro, por me kartelë Happy, mund ta bleni për 2.119 euro.

Për të parë të gjitha ofertat, kliko KËTU