Laptop Lenovo IdeaPad – ku e gjeni më së liri

13.12.2021

Shperndaje:

Është koha e fundit të hiqni dyshimet kur bëhet fjalë për produktet e kompanisë Lenovo. Nëse për telefon të këtij brendi u duhet edhe pak kohë të bindeni, për laptop nuk keni pse prisni. Dhe një prej modeleve që mund t’ju kryejë shumë punë është edhe Lenovo IdeaPad. 

Platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e këtij modeli të laptopit në tregun online.

Laptop Lenovo IdeaPad 3, më të lirin e gjeni Neptun. Kushton 299 euro me zbritje, ka ekranin 15.6 inç, ka 4 GB memorje dhe 128 GB memorje të brendshme. Në Aztech, i njëjti model, por me 256 GB memorje të brendshme, kushton 359 euro. 

Në Gjirafa50 gjeni Lenovo IdeaPad Flex 5 për 391.65 euro. Ka procesor 4-Core, memorje 8 GB dhe memorje të brendshme 256 GB. Ka ekran 14 inç me prekje.

Në këtë dyqan, për 559.50 euro mund të blini laptopin e njëjtë, por me performanca më të mira.

Në Gjirafa50, Lenovo IdeaPad 5 Pro është i shtrenjti nga ky model. Kushton 894.24 euro. Është i hirtë, ka ekran 14 inç, procesor 4-bërthamësh, 16 GB memorje dhe 512 GB memorje të brendshme.

Në Aztech, nga modeli Lenovo IdeaPad, më i shtrenjti është ai C340 Hybrid. Ka ekran 14 inç, 8 Gb memorje dhe 512 Gb memorje të brendshme.

Laptopi më i shtrenjtë i Lenovos, kur bëhet fjalë për modelin IdeaPad, mund të blihet në Neptun. Kushton 1.029 euro, por nëse e zotëroni kartelën e antarësisë Happy, e merrni për 929 euro. Ka ekran më të madh, 15.6 inç, 16 GB memorje dhe 512 memorje të brendshme.

Për të parë më shumë oferta, kliko KËTU