Laboratori Avicena me dy çmime për PCR

15.03.2021

Shperndaje:

E freskuar

Prishtinë 15 mars – Çmimi për testin PCR te Covid 2 në laboratorin Avicena në Dragodan është Euro 44.95, përderisa laboratori i njëjtë këtë test e bënë për Euro 35 në pikën e tyre afër Aeroportit të Prishtinës. Përderisa kompania ka filluar një fushatë për çmimin e tyre në Aeroport çmimi për test në Prishtinë nuk është i publikuar.

Më heret Sakushton duke u bazuar në përvoja të klientëve të laboratiorit kishte raportuar se çmimi është ulur edhe në Prishtinë dhe pastaj është ngritur. Mirëpo, pas botimit, zyrtarë të laboratorit kanë kontaktuar duke shpjeguar se ata i kane dy çmime te ndryshme: Një në Aeroport që e reklamojnë dhe një në Prishtinë.  

Të hënë në redaksinë tonë kishte ardhur kuponi fiskal që ka vërtetuar çmimin prej 44.99 Euro, i njëjti persona ka pohuar se para tri javësh në Prishtinë ka paguar Euro 35. Në fillim të ditës laboratori nuk ka kthyer përgjigje në pyetjet tona, duke shpjeguar ndryshimin në çmim varësisht nga pika. 

Përndryshe çmimi i këtij testi ka ndryshuar shumë pasi fillimisht, para një viti ka kushtuar 200 Euro, e tash ka rënë deri në Euro 35, shërbim që ofrohet nga Euro Lab dhe Avicena afër Aeroportit të Prishtinës. 

Nëndërkohë sa i përket kërkesave për testin PCR, ato janë duke u ulur pasi për udhëtime tash mund të përdoret edhe testi antigjen që kushtoin Euro 15 deri në Euro 20. Mesoni më shumë për çmimet e produkteve