Poça elektrikë LED – kurseje veten dhe rrymën

28.01.2022

Shperndaje:

Nga 1 shkurti, energjia elektrike pritet të kalkulohet me tarifa të reja, dyfish më të larta. Kursimi i energjisë është jetik për familjet që s’duan të preken shumë nga kjo rritje. Dhe ka një mënyrë për të kursyer rrymë pa i ulur nevojat për të – ndërimi i pajisjeve me të tilla që shpenzojnë shumë më pak rrymë (A+++).

Një prej këtyre pajisjeve, janë edhe poçet elektrike. Nëse ata tradicional zëvendëshen me poça LED, do të merrni ndriçimin e njëjtë, por do të shpenzoni më pak rrymë.

Platforma SaKushton ka krahasuar çmimet e tyre në tregun online dhe për të blerë një poç që do t’ju garantojë jetëgjatësi disa mijëra orë, atëherë duhet të ndani mbi 5 euro.

Poçi më i lirë mbi shumën e caktuar mund të blihet në Gjiarafa50. Kushton 5.3 euro dhe ka garancë për 25 mijë orë pune, që i bie sa mund ta leni ndezur për gati 3 vjet. Ka fuqi 15 vat dhe shpenzon energji 85 për qind me pak se ekuivalenti i tij tradicional.

Nëse ndani pak më shumë mund blini edhe poç elektrik smart. Për 19.5 euro në Gjiarafa50 mund të porosisni poçin Xiaomi Mi. Prodhuesi garanton 25 mijë orë pune, ka 8 vat fuqi dhe shkëlqim 810 lm. Kontrollohet përmes asistentëve të zërit si Amazon Alexa dhe Google Assistant.

Dhe poçi më i shtrenjtë në treg mund të porositet po në këtë dyçan për 43.5 euro. Ky poç elektrik RGB i brendit VOCOlinc, ka formë klasike. Baza e tij është E27 dhe ka kapacitet 9.5 vat. Është ekuivalent me poçin 60 vat tradicional ka fluks të ndriçimit 850 lm.

Mbështet asistencën zanore: Google Assistant, Amazon Alexa dhe Apple HomeKit. Ka jetëgjatësi 25.000 orë përdorim.