Kufje – ku i gjeni më së liri

17.12.2021

Shperndaje:

Në tregun kosovar, edhe atë online, mund të gjeni kufje edhe për 1 apo 2 euro. Por, nëse dëshironi të rehatoheni, të keni zë që u përçohet mirë, atëherë duhet të investoni pak më shumë, të paktën 20 apo 25 euro.

Klik – k’qyre n’Sakushton: Kufjet

Platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e kufjeve në tregun online mbi 25 euro dhe janë kryesisht aso me shirit rreth kokës.

Për fiks 25 euro mund t’i bleni kufjet për lojëra Redragon Themis H220, të pajisura me tingull stereo dhe me performancë të lartë e të kombinuar me bas inteligjent. Kanë jastëk të rehatshëm të veshit për rehati në periudha të gjata.

Në dyqanin eGjeta, për 26.99 euro mund të blini kufjet Canyon Nightfall, që po ashtu bëjnë edhe për lojëra. Lidhen me USB.

Në Neptun, kufjet më të lira mbi “dyshemenë e përcaktuar” janë 27 euro, të brendit Lenovo 100. Për to jepet 12 muaj garancion.
E në 75Mall, për 29.90 euro mund t’i blini kufjet me mikrofon.

Kufjet më të shtrenjta i gjeni në eGjeta dhe në Gjirafa50. Në eGjeta mund t’i blini për 182.50 euro kufjet Corsair me mikrofon. Janë me jastëk të butë rreth veshëve dhe me shiritin rreth kokës.

Në Gjirafa50, kufjet më të shtrenjta janë ato të Samsungut, BudsLive. Kushtojnë 199 euro. Janë kufje që futen në vesh, dhe një peshon 5.6 gramë. Kanë dizajn tërheqës, përmes sistemit “bixby” ju menaxhoni telefonatat, zërin e shumëçka. Ju flisni, kufjet dëgjojnë. Ka të integruar edhe platformën Spotify.