08.10.2021
Vjeshta ka hyrë goxha furishëm, me temperatura të ulëta. Dhe shumëkush heziton të aktivizojë komplet nxemjen për shtëpi a banesë “kaq herët”, e edhe më pak janë gati të ndezin stufën, ata që përdorin dru apo pelet.
Andaj zgjidhja më e mirë për këtë kohë është një nxemëse e vogël me rrymë.
Platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e nxemëseve që mund të blihen në tregun online.
Çmimi i nxemëseve, si i çdo produkti tjetër, varet nga brendi dhe fuqia e tyre, përkatësisht sa watt i disponojnë.
Nxemësja më e lirë në tregun online mund të blihet në Maxi. Është e vogël dhe ngrohë në mënyrë kaloferike, pra duke fryrë. Është e brendit Anna, por nuk është cekur se sa watt i ka. Kushton 9.99 euro.
Në këtë hipermarket gjeni nxemëse të ngjashme, por në formë të ndryshme, petake dhe kushtojnë nga 11.99 euro.
Gjeni edhe nxemëse me tuba, po të brendit Anna. Kushton 16.99 euro më e lira.
Në Gjirafa50, nxemësja më e mirë është e brendit Becker me dy gypa dhe kushton 11.90 euro.
Nxemëse gjeni edhe në dyqanin eGjeta. Nxemëse që ngroh duke fryrë e brendit Alpina me 2000 watt, kushton 16.92 euro.
Në Aztech, nxemësja më e lirë kushton 19.99 euro. Është me dy gypa e brendit Anna me 1200 watt. Ka edhe lloje të tjera.
Nxemëset më të shtrenjta për kushte shtëpie janë ato që ngjajnë si radiatorët.
Në dyqanin eGjeta ofrohen nxemëse elektrike Iskra me 2500 watt dhe kushtojnë 55 euro. Në Gjirafa50, nxemëse të ngjashme, por të brendit Becker me 2000 watt kushtojnë 59.90 dhe 64.90 me 2500 watt.
Në Gjirafa50 ofrohet nxemëse infrared Neo Tools me 1000 watt. Kushton 95 euro dhe është në formë të një shtylle të vogël që mund të bartet lehtë kudo. Nxemëse infrared ka edhe në eGjeta, por është në formë paneli dhe kushton 145 euro. Është me 720 watt.
Për të parë të gjitha llojet e nxemëseve, klikoni KËTU