06.10.2021
A e dini se pos njëres, asnjëlloj vitamine tjetër nuk mund ta merrni si shtesë pa një analizë paraprake dhe pa dozë të përcaktuar nga mjeku? Të paktën kështu thonë profesionistët shëndetësorë. Vetëm një vitaminë, atë C mund ta merrni sa të doni, me bollëk dhe vetëm sa i bën mirë trupit, sidomos në këtë kohë pandemie.
Vitamina C funksionon në të gjithë trupin, pasi rrit imunitetin, ndihmon në shkurtimin e periudhave të sëmundjes, zvogëlon simptomat e ftohjeve dhe shpejton shërimin.
Platforma SaKushton ka krahasuar çmimet e vitaminave C që ofrohen në tregun online.
Pakon më të lirë me vitaminë C të brendit Swanson, 500 mg me 100 tableta e gjeni në Mentha Pharm. Është në shishe qelqi dhe kushton 2.80 euro. I njëjti brend në Rexall Pharmacy mund të blihet për 2.90 euro, e në Green Pharmacy kushton 3.50 euro.
Vitamina po me 500 mg substancë, gjeni edhe në Crystal Pharamcy. Kutinë me 62 copë të brendit turk Voonka e gjeni për 5.04 euro, me zbritje prej 10 për qind. Është me aromë portokalli.
Në treg gjeni edhe vitaminë C natyrale. Brendi gjerman Salus ofron vitaminën C bio Acerola. Shishja prej 200 ml kushton 8.90 euro. E gjeni në gjirafaMall.
Për vitaminë C dhe lloje të tjera, kliko KËTU