Kufje – ku t’i gjeni më së liri

04.10.2021

Shperndaje:

Është një prej produkteve që mund të gjenden edhe në kioskë. Kufje me kablo, wireless me ose pa mikrofon, gjenden kudo dhe mund t’i blesh nga rreth dy euro deri në 225 euro.

Platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre në tregun online.

Kufjet më të lira mund të blihen në dyqanin online të Gorenjes, 75Mall, për 1.99 euro. Janë me kablo dhe ofrohen disa lloje të ngjyrave. Janë të brendit Miniso.

Për 5.99 euro, mund të blini kufje në Aztech, janë me kablo Wesdar R3. Ka me ngjyrë të bardhë dhe të argjendtë.

Pak më shtrenjtë, por me mikrofon, gjeni kufje në dyqanin eGjeta – 7.60 euro. Janë të brendit ACME, ngjyrë të kuqe.

Në Gjirafa50, dëgjueset më të lira me mikrofon janë ato të brendit Samsung, fit të kuqe – 12.96 euro.

E në këtë dyqan, gjeni edhe kufjet më të shtrenjta në tregun online. Tetë lloj kufje me çmim 3-shifrorë mund t’i blini në Gjrafa50.

Më të shtrenjtat janë kufjet Samsung Galaxy Buds Pro, Phantom. Janë të zeza me garanci 1-vjeçare.

Kanë bluetooth v5.0, koha e përdorimit është 5 deri në 18 orë dhe bateria karikohet shpejt. Ka mikrofon të integruar dhe asistencë të zërit.

Për më shumë oferta, kliko KËTU