15.09.2021
Nëse për çfarëdo arsye ju ka ikur dreka, një vakt me peshk tuna apo edhe ndonjë sallatë me të, është zgjidhja më mirë dhe më e lehtë.
Në tregun kosovar ka lloje të ndryshme të peshkut tuna në kanaçe dhe platforma SaKushton i ka krahasuar çmimet që ofrohen në tregun online.
Peshku tuna në kanaçe 170 gr, më së liri kushton në Gjirafa50. E bleni për 0.74 euro. Në këtë dyqan e gjeni edhe peshkun tuna Chef Tunk, po ashtu 170 gr për 1.22 euro.
Në Begmart, ofrohen disa lloje të peshkut tuna. Më i liri është tuna e copëtuar në vaj, 170 gr që kushton 0.76 euro. Gjeni edhe tunë me salë domatesh, 1.13 euro dhe tunë me sallate meksikane për 1.19 euro. Tuna me vaj soje, po ashtu 170 gr në këtë dyqan kushton 1.24 euro. Kanaçja pak më e madhe, 200 gr, kushton 1.35 euro. Ndërkohë e gjeni edhe tunën Rita që vjen në paketim 2+1, secila 80 gr me çmim 2.48 euro për gjithë kompletin.
Në Maxi gjeni tunën Happy Chunks 185 gr për 1.75 euro. Në këtë hipermarket gjeni edhe brendet e njohura të këtij lloj peshku si Eva dhe Rio Mare. Eva në kanaçe 160 gr kushton 1.99 euro, kurse Rio Mare 80 gr 2.19 euro. Paketimi i Rio Mare 3+1 me vaj ulliri kushton 6.89 euro.
Rio Mare 80 gr gjeni edhe në dyqanin Dërgesë dhe kushton 2.2 euro.
Në 75Mall gjeni paketimet 3+1 të kanaçeve Calvo. Me vaj bimor Chilli – kushton 3.95, kurse vetëm me vaj bimor 3.99 euro. Gjeni Calvo 3+1 edhe me vaj ulliri dhe paketimi kushton 4.70 euro.
Shikoni të gjitha ofertat për peshkun tuna në kanaçe KËTU