Apple Watch, seria nga 3 deri në 7 – ku e gjeni më së liri ?

16.12.2021

Shperndaje:

Nëse keni vendosur të ndërroni orën e dorës apo të kaloni nga ajo klasikja me bateri tek ajo e mençur, atëherë zgjidhja më e duhur është Apple Watch të serisë nga 3 deri në 7.

Klik – k’qyre n’Sakushton: APPLE Watch

Platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e këtyre orëve në tregun online.

Definitivisht, më së shumti zgjidhje ka në Gjirafa 50, por ka edhe në dyqanet tjera.

Ora më e lirë është e serisë 3, me 38 mm diagonale të ekranit, ofrohet e hirtë dhe e zezë dhe kushton 265.44 euro në Gjirafa50. Ofron shumë mundësi përdorimi, mund të pranoni thirrje, të shkruani mesazhe, të matni ritmet zemrës, të regjistroni hapat, shpejtësinë e shumëçka tjetër, si dhe është rezistent ndaj ujit.

Për 273.50, mund të blini orën e njëjtë në dyqanin e eGjeta. Në këtë dyqan mund të porosisni edhe orën më të shtrenjtë. Është e serisë së gjashtë dhe kushton 535.50 euro.

Në Gjirafa50, për më pak para – 499.50 euro mund të blini orën Applet të serisë së shtatë me ekran 41 mm diagonale. Ekranin e ka për 20 për qind më të madh se të serisë së gjashtë. Një ndër risitë e orës Apple nga seria e shtatë është pjesa e përparme. Tani me këtë version mund të lexohet edhe në opsionin Always-On. Ofrohet ngjyra e kaltër.