28.11.2023
Nëse kërkoni krem kuzhine në tregun online, atëherë duhet të shkruani disa fjalë kyçe, si “Krem kuzhine”, “krem gatimi” apo në bazë të emrave të brendeve si “Hopla”, Halta” e të tjera.
Në treg ka disa lloje, me dhe pa sheqer dhe platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.
Kremi më i lirë i gatimit mund të porositet në Begmart. Bëhet fjalë për një paketim 200 ml të brendit italian Cucina. Është pa sheqer dhe me yndyrë 24 për qind. Çmimi për copë është 0.89 euro.
Më pas në rrjetin e dyqaneve Spar gjeni kremin e brendit Hopla, po ashtu 200 ml dhe kushton 1.19 euro. Është po ashtu pa sheqer.
Paketimi 500 ml më së liri mund të blihet në Begmart. Është i brendit Cucina dhe kushton 1.78 euro.
Në Spar, paketimi 500 ml i brendit Halta, kushton 1.89 euro, ndërkohë ai i brendit Hopla, 2.39 euro.
E paketimi 1 litër, më së liri mund të porositet në Spar. Ai i markës Halta, kushton 3.29 euro.
E në Begmart, paketimi 1 litër, më i liri është 3.34 euro. Bëhet fjalë për një krem të prodhuar në Gjermani nga brendi Frischli me yndyrë 12 për qind.
Nga kremi me sheqer, pra që përdoret për ëmbëlsira, më i liri mund të porositet në Spar. Paketimi 500 ml ka çmimin 1.89 euro, është Halta, kurse 1 litër, më së liri e gjeni në Begmart. Bëhet fjalë për brendin Martini me çmim 3.37 euro.