Krahasimi i mikserit shtëpiak

20.02.2021

Shperndaje:

Prishtinë 20 shkurt – Sakushton ka zgjedhur nje mikser shtëpie dhe ka hulumtuar tregun që të gjejë ofertuesin më të mirë i cili për këtë produkt ka qenë shitësi online Egjeta pasi ka bërë një lirim të këtij produkti, ndërsa në Neptun këtë produkt mund ta bleni me këste bankare. 

Mikseri në fjalë është i firmës Bosch MUM4405 me motor 500 W, dhe parametër të shpejtësisë 4 që  përbëhet nga numri i përziersëve, 1 + 1 + 1.

Kjo pajisje shtëpiake, gjendet në tri dyqane online, por me çmime të ndryshme, duke filluar me Neptun, ku mikseri kushton Euro 89, pa zbritje dhe me mundësi të blerjes me këste;  Egjeta e shet produktin Euro 71.50 pas zbritjes nga 102 Euro, ndërsa Gama Electronics e shet për 77 Euro pa zbritje.