Konkurencë në mes të laboratoreve për testin e Covid-19

18.01.2021

Shperndaje:

Sa Kushton ka bërë analizën e çmimeve në disa laboratore mjekësore kosovare duke gjetur se sa kushtojnë shërbimet e testit PCR dhe atij Serologjik për virusin Covid 19, duke gjetur ndryshime deri në 300 përqind. 

Çmimet ndryshojnë nga laboratori në laborator duke nxjerrë kompaninë EuroLab si më të lirën për të dyja testet me një çmim prej 35 Euro për testin PCR dhe kompaninë Avicena Ks 14.90 për testin serologjik për identifikimin e Virusit Covid- 19 apo antitrupave IGG dhe IGM. 

Sakushton ka analizuar laboratorët e licencuar ne Prishtinë duke gjetur se ka një çmim standard prej 50 Euro dhe tri kompani që kanë çmim te ndryshëm EuroLab 35 EUR, Avicena Ks 44.90 dhe UBT Labroratory që është më i shtrenjtë me çmim 65 (PCR) përkatësisht 50 (Serologjik).

 Çmimet në laboratorët e analizuar.

Testi PCR

Testi Serologjik