Koha për duksa – kërko më të lirin

07.10.2022

Shperndaje:

Në këtë kohë vjeshte, shpesh me xhaketë e keni tepër nxehtë e pa të, goxha ftohtë.

Idealja ndoshta është një duks, të cilët i gjeni me bollëk me vetëm një klik në platformën SaKushton.

Gjeni duksa për fëmijë e të rritur të brendeve të ndryshme dhe platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.

Duksin më të lirë në tregun online e gjeni në Gjirafa50. Është duks i zi i brendit Adidas, modeli Entrada 22. Ka jakë të vogla dhe logo e patent të bardhë. Është për të rritur dhe kushton 27.54 euro.

Në këtë dyqan, duksin më të lirë për fëmijë e gjeni atë të brendit Nike. Është ngjyrë hiri dhe me kapelë. Kushton 44 euro. Për një euro më shumë, e gjeni edhe duksin e brendit Reebok, ngjyrë e bardhë.

Po në Gjirafa50, gjeni edhe duksin më të shtrenjtë në tregun online. Është për të rritur, brendi Nike dhe vjen i kombinuar me ngjyrë hiri dhe të bardhë. Ka kapelë dhe kushton 88 euro. Ofrohet i njëjti dizajn edhe me ngjyrat kaltër e pembe.

Në PemaMall duksin më të lirë e gjeni për 27.85 euro. Është i brendit Puma, vjen ngjyrë hiri me pjesën e sipërme kaltër mbyllet. Është për të rritur.

Lloje dhe brende të shumta të duksave gjeni edhe në InterSport. Më i liri që ofrohet është 55 euro. Është i zi dhe vetëm logon e ka të bardhë. Është i brendit Puma.

Për 55 euro, në këtë dyqan gjeni edhe dy lloje të duksave për femra. Janë të dy me kapele dhe Puma. Njëri është komplet rozë dhe ka dizajn më të shkurtër, kurse tjetri është klasik dhe është ngjyrë portokalli dhe zi.

Për t’i parë të gjitha llojet, kliko KËTU