02.05.2022
Ndoshta klimat montuese janë më të fuqishme, por ftohin vetëm një pjesë të shtëpisë apo banesës. Për këtë, një klimë portative, që mund ta lëvizni nga të doni, është zgjidhje jo e keqe.
Në tregun online gjeni shumë lloje të klimave lëvizëse dhe platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.
Klimën më të lirë portative mund ta porositni në Gjirafa50. Është e brendit çek Sencor, e bardhë dhe kushton 229.34 euro. Ka fuqi të motorit 110W, 3 shpejtësi dhe modalitete për ftohje të ajrit, lagështues të ajrit dhe funksionin e jonizimit – efekt për ajër të pastër pas shiut të verës.
Në PemaMall, klimën më të lirë e gjeni për 268 euro. Është brend suedez, Alaska, ka 3 shpejtësi, kapacitet të ftohjes 2300W.
Klimë gjeni edhe në 75Mall, dyqan i Gorenjes. Klima është Hisens, ka 2600W kapacitet të ftohjes, 2 shpejtësi të ventilatorit të jashtëm dhe 3 të atij të brendshëm. Operon në temperaturë 8-35 gradë Celsius dhe kushton 299.95 euro.
Klimën më të shtrenjtë e gjeni në Gjirafa50, është e brendit Whirpool dhe kushton 488.94 euro. Ofron shumë mundësi të manovrimit.
Për të parë të gjitha ofertat, kliko KËTU