31.12.2021
Është goxha inat kur nuk merrni shpejtësinë e internetit që paguani, qoftë në shtëpitë apo zyrat tuaja të punës. Dhe këtu rol jo të vogël luan edhe routeri, pajisje që mundëson telefonët tuaj të lidhen më wi-fi.
Klik –k’qyre n’Sakushton: Router
Andaj një router i mirë, shpesh nuk ka të paguar.
Në tregun onlinë ofrohen disa lloje të routerave me çmime të ndryshme dhe platforma SaKushton i ka analizuar e krahasuar ato.
Routeri më i lirë mund të blihet në Gjirafa50. Për 13.53 euro mund të blini routerin Mercusys MW305R. Punon me brezin 2GHz dhe shpejtësia wireless arrin deri në 300 Mb/s.
Për pak më shumë cent, 13.74 euro, mund të blini routerin Tp-Link WR840N në dyqanin eGjeta. Shpejtësia e wirelessit arrin po ashtu deri në 300 Mb për sekond. Të njëjtin në Aztech e blini për 16.99 euro.
Në Neptun, routeri më i lirë është TP-Link N që lejon shpejtësi të wirelessit deri në 150 Mb/s. Kushton 16 euro.
Këta janë routerat më të lirë që mund t’i blini nëpër dyqanet që ofrojnë teknologji. E në to, ka edhe routera shumë më të mirë e më të shtrenjtë.
Në 75 Mall mund të blini routerin e brendit Xiaomi Mi Alo-T, përmes të cilit shpejtësia e wirelessit arrin në 450 Mb/s. Kushton 49.90 euro.
Roteri më i shtrenjtë kushton 294.02 euro. E ofron Gjirafa50 dhe është kombinim i routerit dhe modemit, pasi mundëson shpërndarje të rrjetit edhe me kablo. Lejon shpejtësi të internetit deri në 1.182 Mb/s dhe është brend çek, Qnap.