06.12.2021
Salca është vetë shija e çdo specialiteti. Dhe një prej salcave më të popullarizuara në botë është padyshim edhe keqapi.
Salca e njohur e domateve shkon me shumëçka, e kur flitet për të, emri i parë që të bie në mend është Heinz, brendi më i njohur botëror i kësaj salce.
Platforma SaKushton ka analizuar çmimet e keqapëve të ndryshëm, të huaj e vendor, në tregon online.
Keqapi më i lirë është ai në shishe 500 gr, i brendit kroat Podravka. Kushton me zbritje 0.79 euro dhe mund ta porositni në Maxi.
Në Maxi mund të blini për 0.79 euro edhe keqapin e brendit turk Pinar, të djegës dhe të ëmbël. Po ashtu është në shishe 500 gr. Keqap të ëmbël me çmim 1.09 euro 500 gr mund të blini edhe atë të brendit Polimark.
Në Maxi mund të gjeni edhe salcën e njohur Heinz, në shishe 342 gr. Keqapi i ëmbël kushton 1.35 euro, kurse i djegës 1.39 euro.
Keqap Heinz gjeni edhe në dyqanin eGjeta. Keqapi i ëmbël, 342 gr shishja, mund të porositet për 1.35 euro, kurse i djegës për 1.39 euro.