22.08.2022
Kur flasim për erëzat e kuzhinës, më nuk nënkuptohet vetëm për biberin, specën e kuqe dhe mëlmesën e njohur në popull si vegetë, bazuar në emrin e shpikësit të saj.
Tash, oferta është shumë më e gjerë me erëzat e shumta që vijnë sidomos nga India dhe ju duhen më shumë kavanozë për t’i vendosur diku në kuzhinë.
Në tregun online gjeni lloje të shumta të seteve për erëza dhe pos që janë prej xhami, janë edhe të bukura për të zënë një kënd në kuzhinën tuaj.
Platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.
Setin më të lirë e gjeni në Gjirafa50. Vijnë tetë kavanozë qelqi me kapak inoksi dhe janë të brendit Lamart. Seti kushton 14 euro.
Në PemaMall, setin me gjashtë kavanozë, po të brendit Lamart, e gjeni për 15.60 euro. Kavanozët janë pak më të vegjël.
Zgjidhje të shumta gjeni edhe në dyqanin online 75Mall. Setin më të lirë e gjeni për 34.90 euro. Vijnë gjashtë kavanozë qelqi.
Setin më të shtrenjtë e gjeni po në 75Mall. Ai i brendit Lamart më 12 kavanozë kushton 49.90 euro.
Për të parë më shumë, kliko KËTU