Kapelë sportive – ku e gjeni më së liri

11.06.2024

Shperndaje:

Sezoni me vapë përvëluese ka nisur dhe pos syzeve ju duhet ndoshta edhe një kapelë sportive për t’iu mbrojtur.

Në tregun online ka shumë lloje të këtyre kapelave dhe platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.

Kapelën më të lirë e gjeni në InterSport. Është e brendit Adidas dhe kushton me zbritje 16.10 euro. Çmimi i rregullt është 23 euro. Është tërësisht e bardhë me logon e firmës të zezë në mes.

Në SunaSport, mund të porosisni disa lloje të kapelave për 18 euro copën. Si një Adidas, të bardhë ose të zezë, pastaj Puma e të tjera. E për 20 euro, në këtë dyqan mund të porosisni kapelën Nike. Ofrohen disa ngjyra.

Në Gjirafa50, kapela më e lirë është NewEra. Është e kuqe dhe ka shkronjat NY për New Yorkun. Kushton 19.99 euro.

Në këtë dyqan, gjeni edhe një kapelë për femra. Është e brendit Under Armour dhe kushton 24.99 euro me zbritje. Çmimi i rregullt është 29.95 euro.

Kapela më e shtrenjtë mund të porositet në Gjirafa50. Është për meshkuj dhe e brendit NewEra me mbishkrimin Dodgers. Është me ngjyrë të kaltër dhe të bardhë.

Për të parë më shumë, kliko KËTU