18.10.2021
Në ditët kur dimri po troket me të madhe dhe shumë fortë, atëherë ngrohja është ajo që na preokupon më së shumti.
Nëse ndokush ka menduar të kalojë nga ndonjë lloj ngrohje në ngrohje qendrore me pelet, atëherë platforma SaKushton ua sjell çmimet më të lira se ku mund t’i bleni.
Kaminat varen nga madhësia, kapaciteti për ngrohje e të tjera, njësoj është edhe për kaldajat, që janë për hapësira më të mëdha, por që nuk mund të ekzpozohen në hapësira të ndenjës sikurse kaminat.
Kamini më i lirë për ngrohje qendrore me pelet është 799.95 euro. Mund të porositet në 75Mall, degë e Gorenjes. Është brand i Gorenjes, ngjyrë e bardhë. Rezervuari për pelet është 15 kg, pra fiks për një thes dhe ka fuqi 11 KW. Me të njëjtin çmim dhe me të njëjtat specifika e gjeni edhe kaminin ngjyrë bordo.
E nëse kërkoni kamin për hapësirë më të madhe, atëherë aty është kamini Agan, prodhim i Gorenjes me fuqi 25 KW. Rezervuari i peletit është 45 kg, kurse i ujit 42 L. Është ngjyrë e kuqrremtë dhe kushton 1199.99 euro. I njëjti model ofrohet edhe me ngjyrë të bardhë.
Kaldaja në e lirë për ngrohje qendrore me pelet, po ashtu mund të porositet në 75Mall. Kaldaja me emrin Narti, prodhim i Gorenjes ka fuqi 29 KW dhe kushton 1459 euro. Rezervuari i peletit është 90 kg, kurse i ujit 66 L.
Gjeni kalda edhe për 1599.99 euro me fuqi 34 KW dhe rezervuar të peletit 130 kg, kurse të ujit 69 L.
Kaldaja më e shtrenjtë në tregun online është 1899.99 euro. Njihet si Ziki dhe është prodhim i Gorenjes. Ka fuqi 39 KW. Rezervuari i peletit është 120 kg, kurse i ujit 105 L.
Të gjitha kaldajat ofrohen me ngjyrë të verdhë. Për të parë më shumë, kliko KËTU