18.04.2024
Asnjëherë nuk ka qenë më e lehtë që të monitoroni gjithçka rreth shtëpisë, lokalit apo ndonjë prone tjetër.
Kamera të sigurisë ka me bollëk, e të tilla mund të gjeni për “pak para” edhe në tregun online.
Platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.
Në fakt, zgjidhjen më të madhe e gjeni në rrjetin e dyqaneve Neptun.
Kamerën më të lirë, në këtë lokal e gjeni për 39 euro. Është e brendit Xiaomi, ka wireless, është Full HD me kënd të shikimit 360 shkallë dhe Micro SC Card me 256 GB memorje.
Për 44.99 euro, mund të merrni kamerën Tp-Link. Pos tjerësh ka edhe shikim vertikal prej 114 shkallësh.
Kamera më e shtrenjtë e sigurisë në Neptun, ka çmim 59 euro, por mund ta merrni për 39 euro nëse keni kartelë të anëtarësisë Happy. Është e brendit Xiaomi dhe me shumë specifika të tjera.
Kamerë të sigurisë, gjeni edhe për vetura. Në Neptun mund ta porosisni për 45 euro. Montohet lehtë dhe lidhet po ashtu lehtë me telefonin tuaj. Është e brendit Denver.
Për të parë më shumë, kliko KËTU