Kafe turke – ku e gjeni më së liri

13.09.2021

Shperndaje:

Nëse nuk jeni ende ithtar i kohërave kur kafja turke blehej refuz, pjekej e bluhej me mulli dore, atëherë zgjidhja është në paketim, nga 100 gr e lartë.
Platforma SaKushton ka krahasuar çmimet që ofrohen në tregun online.

Nëse kërkoni kafe turke Princ e në paketim 200 gr, atëherë më së liri e gjeni në Deppo, 1.89 euro.
Në Interex e Viva Fresh kushton 1.95 euro, kurse në Albi Market, ETC, Maxi Market dhe Meridian Express 1.99 euro.
E gjeni edhe në Superviva për 2.09 euro.

Në tregun kosovar gjeni edhe lloje të tjera të kafes turke. Kafe turke Lori në paketim 200 gr në 75Mall kushton 1.90 euro, që është çmimi më i lirë, të paktën në tregun online.
Në Gjirafa50 gjeni kafen turke Dua në paketim 100 gr për 0.96 euro, e që paketimi 200 gr i bie 1.92 euro.