Djath kaçkavall – ku ta gjeni më së liri

22.09.2021

Shperndaje:

A e dini se djathi kaçkavall në shumë raste është më i lirë se djathi i bardhë? Shumëkush atë e merr për luks, por çmimet në treg e thonë të kundërtën.


Platforma SaKushton ka krahasuar çmimet e kaçkavallit në tregun online.
Kaçkavallin më të lirë e gjeni në Maxi. Paketimi 100 gr i brendit Lactima në riska kushton 0.75 euro. Por bëhet fjalë vetëm për paketim. Edhe më lirë kushton në platforën Dërgesë, ku 150 gr kushtojnë 0.79 euro.


Në Dërgesë gjeni dhe kaçkavallin Adamino në riska për 0.95 euro. Janë 200 gr në pyetje. Në këtë dyqan gjeni edhe kaçkavallin Livada, ku paketimi 150 gr kushton 1.35 euro.


Në fakt, ky është dyqani që ofron llojet më të shumta të djathit kaçkavall sa i përket tregut online. Gjeni edhe Edam 140 gr për 1.44 euro, pastaj Forma për 1.62 euro. Janë plot 500 gr. Të njëjtën peshë të brendit Viotros mund ta bleni për 1.78 euro.


Ndërkohë, kaçkavallin me erëza Violife 200 gr e gjeni për 2.16 euro. Të njëjtën peshë të brendit Gran Guardia e gjeni për 3.15 euro, derisa paketimin e Gronible me piper të kuq e gjeni për 3.5 euro, pesha 300 gr.
Pak më shtrenjtë është kaçkavalli me rukolla. Paketimi 300 gr i Granobile kushton 4.56 euro.


Nëse dëshironi kaçkavall në peshë më të madhe, atëherë në Begmart e gjeni edhe kaçkavallin Edamer, që 3 kg kushtojnë 14.1 euro, apo 4.7 euro kg.
E në Maxi ofrohet kaçkavalli Gazi, ku paketimi 400 gr kushton 3.49 euro.


Për më shumë oferta, kliko KËTU