Kabllo vazhduese – ku e gjeni më së liri

19.07.2023

Shperndaje:

Të gjithë në shtëpitë tona kemi një apo më shumë pajisje të cilave u duhet kablloja vazhduese.

Dhe ky është problemi më i vogël, bazuar në ofertat që janë në tregun online.

Platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre dhe ua sjell ofertat më të mira.

Kabllon vazhduese më të lirë e gjeni në dyqanin online 75Mall. Është prodhim slloven, Iskra dhe kushton 3.95 euro. Është me 3 vrima dhe ka kabllo të gjatë 1.5 metra.

Për 1 euro më shumë, gjeni kabllon e Iskrës me 3 vrima, por që e ka edhe ndërprerësin e inkorporuar në të.

E për 6.95, në këtë dyqan gjeni vazhduesin me 5 vrima dhe me kabllo 3 metra të gjatë.

Në Aztech, vazhduesi më i lirë kushton 6.99 euro. Është i brendit Logilink me 3 vrima dhe ka kabllo të  gjatë 1.5 metra.

Në PemaMall, vazhduesi me 3 dalje dhe me ndërprerës kushton 7.99 euro.

Në Gjirafa50, vazhduesi Libox me 4 priza dhe 1.5 metër kabllo të gjatë kushton 8.90 euro.

Në fakt, ofertat janë pa fund – me qindra. Kabllo vazhduese gjeni edhe në Neptun. Është e brendit Logilink, me 6 vrima dhe me ndërprerës. Ka kabllo 1.5 m. të gjatë dhe kushton 12 euro.

Dhe, kablloja vazhduese më e shtrenjtë është një që përdoret për oborre apo për kantiere ndërtimi. Ka 30 metra kabllo të gjatë, katër dalje dhe është e brendit Volteo. Kushton 83.99 euro dhe mund të porositet në Gjirafa50.

Për të parë më shumë, kliko KËTU