20.04.2023
Nëse dysheku është më i rëndësishmi për një gjumë të mirë (Lexo KËTU), padyshim se pas tij vjen jastëku. Një jastëk që nuk iu përshtatet mund t’ju shkaktojë të nesërmen dhimbje qafe e koke.
Andaj zgjidh jastëkun tënd, meqë në tregun online ka zgjidhje pafund, nga ata të thjeshtit, apo klasik siç njihen deri tek ata memorik, që i përshtaten kokës sipas presionit.
Platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.
Jastëku më i lirë mund të porositet në 75Mall. Kushton vetëm 3 euro dhe është memorik apo “Memory”. Është me zbritje nga 14.99 euro dhe është i brendit Medio Basso.
Jastëk gjeni edhe në Dormeo. Më i liri kushton 15.96 euro dhe është me zbritje, pasi çmimi i rregullt është 39.99 euro. Është klasik, po me shumë veçori. Është i brendit Begonia i mbushur me mikrofibra Wellslee, është i ajrosshëm dhe rezistent ndaj lagështisë, aromave të pakëndshme dhe njollave. Mbushja mund të hiqet apo të shtohet, varësisht çfarë niveli të fortësisë preferoni. Ka madhësi mesatare – 50x70cm.
Në AlbiOnline, jastëku më i lirë është ai Prizma. Është memorik dhe kushton 19.99 euro.
Jastëk gjeni edhe në PemaMall. Është Ortho-Vital, 3 shtresor dhe i brendit Kammer. Kushton 24.99 euro.
Në Gjirafa50, gjeni jastëk special për foshnja. Kushton 34.59 euro. Është i brendit Matex dhe ofron disa opsione të përdorimit.
Jastëku më i shtrenjtë në tregun online mund të porositet në Dormeo. Kushton 49.90 euro. Është i butë, me mbështetëse dhe me lartësi të rregullueshme.
Për të parë më shumë, kliko KËTU