21.08.2023
Ju normalisht, kur doni mish të grirë, e blini në mishtore apo në markete të ndryshme. Por ka raste kur ju duhet të grini mishin në shtëpi, qoftë atë të viçit apo edhe të pulës.
Në tregun online gjeni lloje të ndryshme të grirëseve të mishit dhe platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.
Grirësen më të lirë e gjeni në 75Mall. Makinën e brendit Gorenje me 1600 vat fuqi motorike mund ta porosisni për 69.90 euro. Kapaciteti i grirjes është 1.9 kg për minutë. Bashkë me makinën ju vijnë edhe disa tehe të thikës.
Grirëse gjeni edhe në Neptun. Ajo e brendit Bosch kushton 99 euro. Ka fuqi motorike 1500 vat dhe kapacitet të grirjes 1.7 kg për minutë. Ka dy disqe prej çeliku.
Në këto dy dyqane gjeni shume lloje. Më e shtrenjta në 75Mall kushton 109.90 euro. Është e brendit Gorenje dhe ka fuqi motorike 1800 vat. Kapaciteti i grirjes është 2.1 kg për minutë.
Grirësja më e shtrenjtë mund të porositet në Neptun. Është e brendit Tefal, ka fuqi të motorit 2000 vat dhe kapacitet të grirjes 2.3 kg për minutë. Ka 3 disqe prej çeliku që mund t’i ndërroni sipas nevojës.
Për të parë më shumë, kliko KËTU