Biçikletat më të lira, shmangni trafikun e dendur

01.09.2021

Shperndaje:

Biçikletë apo skuter? Si e para, si e dyta gjithnjë e më shumë po shihen si zgjidhje për trafikuun e dendun.
Por ku mund të gjeni një biçikletë në tregun online. Platfroma SaKushton ka krahasuar çmimet dhe brendet që ofrohen në tregun onlinë.


Ju mund të gjeni një biçikletë nga 148 euro deri në 299 euro.
Më e lira mund të gjendet në dyqanin online “egjeta”. Atë të brendit Capriolo Diavolo, me madhësi të rrotave 26 inç dhe 6 shpejtësi e bleni për 148 euro. Në këtë plaftomë shitjeje gjeni edhe modele të tjera të brendit Capriolo me madhësi të rrotave 26 inch, si Passion Man për 165.5 euro e 170.5 euro dhe Passsion Lady për 178 euro. Modelin Passion Man, por me madhësi të rrotave 29 inch e gjeni për 178 euro, kurse modelet Trekking Sunrise (rrotat 28″) – 194 euro, Cobra (rrotat 26″) – 199 euro, Attack Man (rrotat 26″) – 207 euro, Adrenalin (rrotat 26″) – 212 e 200 euro, varësisht nga ngjyra dhe detajet. Të gjitha janë të brendit Capriolo.


Në Gjirafa50 mund të bleni biçikletën më të lirë për 164.9 euro, atë të brendit Chevre për 164 dhe 185.9 euro. Të dyja kanë madhësi të rrotave 26 inch. Në Gjirafa50 ofrohen edhe biçikleta të brendit Geotech, modelet Dapper (26″) – 239 euro dhe Infinity (28″) – 299 euro.


Zgjidhje të madhe të biçikletave ofron edhe Maxi. Më të lirën e ka Capriolo Diavolo (26″) – 169 euro, kurse më të shtrenjten Capriolo Oxygen (27.5″) – 239 euro. Të gjitha biçikletat në shitje i ka të brendit Capriolo.

Për të parë të gjitha ofertat dhe detajet, kliko KËTU