Gjenerator – ku e gjeni më së liri

27.12.2021

Shperndaje:

Mungesa e gjeneratorëve është një tjetër dëshmi e krizës së madhe energjetike. Tregu nuk ishte i përgatitur për një krizë të tillë dhe sot nuk ka shumë zgjidhje për gjenerator, nëse kërkoni online.

Klik –k’qyre n’Sakushton: gjeneratori

Gjithsesi janë disa dhe platforma SaKushton ka krahasuar çmimet e tyre.
Gjeneratori më i lirë mund të porositet në Gjirafa50 për 249 euro. Është i brendit Graphite, ka fuqi 2000 watt, ndërkohë rezervuar me kapacitet prej 15 litra. Punon me benzinë dhe shpenzon 1.25L në orë.

Në Gjirafa mund të porositni edhe gjenerator Triotn AVR 5kw për 556.5 euro. Është brend polak dhe ka ndezje elektronike.

Në këtë dyqan mund blini edhe gjenerator me bateri. Është i brendit çek, Viking, dhe i mjaftueshëm për të mbushur të gjitha pajisjet elektronike. Me madhësinë kompakte dhe kapacitetin prej 60,000 mAh, është i përsosur për ta pasur me vete në kamping. Kushton 335.82 euro.

Gjenerator gjeni edhe në dyqanin eGjeta. Gjeneratori i brendit Graphite me fuqi 2300 watt dhe me rezervuar 15 litra, kushton 390 euro. Punon me benzinë.