18.10.2022
Vetëm gratë mund të kuptojnë rëndësinë e geteve sportive. Të përshtatshme për çdo kohë dhe që kombinohen pothuajse me çdo gjë.
Në tregun online ka ofertë të gjerë të geteve apo në raste mund t’i kërkoni edhe si “hellanke” apo “hellonke” dhe platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.
Getet më të lira, të gjata meqë është sezon i ftohtë, mund t’i gjeni në Gentli.
Janë me zbritje nga 39.90 në 19.90 euro dhe të brendit Steve Madden. Janë tekstil dhe ngjyrë hiri. Ngjyrat tjera aktualisht nuk janë të disponueshme.
Në PemaMall, getet më të lira i gjeni të brendit Puma. Janë të zeza me logon e brendit në fund të këmbës. Kushtojnë 20 euro. Pos të zeza, për të njëjtin çmim mund t’i porositni edhe ato ngjyrë hiri.
Në këtë dyqan, për 28 euro mund t’i porositni edhe getet e brendit Adidas, ngjyrë të kuqërremtë.
Pa fund zgjidhje të këtij produkti gjeni edhe në InterSport. Më të lirat kushtojnë 28 euro dhe janë të firmave North Face, Puma dhe Adidas. Ofrohen vetëm ato ngjyrë e zezë.
Në Gjirafa50, getet më të lira janë ato Puma, ngjyrë e zezë. Kushtojnë 30 euro.
Getet më të shtrenjta, në tregun online, janë ato Steve Madden, që mund të porositen në Gentli. Kushtojnë 59.90 euro.
Për t’i para të gjitha ofertat, kliko KËTU