Gërshërë për krasitje, klasike dhe me bateri – ku i gjeni më së liri

29.06.2023

Shperndaje:

Tash, pas një periudhë plot shi, kushdo që ka oborr e pak bahçe ka punë për të bërë: Për të krasitur lulet e pemët.

Në tregun online gjeni shumë lloje të gërshërëve për krasitje dhe platforma SaKushton ua sjell ofertat më të mira.

Gërshërët për krasitje më së liri i gjeni në Gjirafa50. Janë të brendit Top Tools dhe 25 cm të gjata. Kanë dorëza të verdha dhe kushtojnë 8.96 euro.

Në dyqanin tjetër online 75Mall, mund t’i porosisni gërshërët e brendit Fieldmann me çmim 9.95 euro. Janë me tehe të çelikut inoks dhe mund të presin degë deri në 2 cm të gjera.

Gërshërët më të shtrenjta për krasitje ofrohen në Gjirafa50. Kushtojnë 91.99 euro dhe janë të brendit Fiskars. Janë pak më të mëdha, 68 cm dhe kjo ju jep forcë të prisni degë deri në 5.5 cm trashësi.

Në treg po ashtu gjeni gërshërë që punojnë me bateri, pra pa pasur nevojën të lodhni duart.

Më të lirat i gjeni në 75Mall. Janë të brendit slloven Iskra dhe kushtojnë 49.95 euro. Pret degë në trashësi deri nën 1.6 cm, ndërkohë fuqia e baterisë është 1.3 Ah.

Gërshërë për krasitje me bateri gjeni edhe në Gjirafa50. Janë 85 cm të gjata, që ju mundëson të krasitni edhe pa ndihmën e shkallëve në pemë dhe mund të presin degë deri në 3.2 cm gjerësi. Janë të brendit Ryobi dhe kushtojnë 193.69 euro me zbritje. Çmimi i rregullt është 202.59 euro.

Për të parë më shumë, kliko KËTU