Analizë: Krahasimet e lirimeve te Neptun me çmime tregu

30.03.2021

Shperndaje:

Kompania Neptun nga data një prill nisë një fushatë me zbritje të teknologjisë që do të zgjasë për katër ditë (1-4 prill). Sakushton ka bërë krahasimin e disa prej çmimeve të premtuara me ato në treg gjatë muajit mars para lirimit. 

Prej telefonave Neptun në lirim ka edhe Samsung A20E me zbritje në 119 Euro; I njejti te Aztech kushton 149 dhe te Egjeta Euro 152. Në klasë më të lartë, Neptun ka telefonin Samsung A51 në shitje për Euro 279, që te E gjeta kushton Euro 290, e te Gjirafa 299.50. 

Prej televizionëve Neptun ka në shitje LG 55 inch, 4k për Euro 449 nga 599. Një televizion i ngjashëm në Gjirafa kushton nga 549 deri në 849 varësisht nga brendi. 

Neptun ka në zbritje edhe makina të tjera të teknikës së bardhë. Këtu përfshihet edhe robalarësja 8 kilogramëshe Beko me 1200 rrotullime për 239 (nga 379). Një e tillë e kompanise Samsung sillet rreth 320 Euro. Ndërsanjë robalarëse Sharp 7 kilogramëshe 1200 rrotullime kushton 279.90 te Aztech, në lirim 199. 

Enëlarsja Beko te Neptun reklamohet të ketë lirim nga 279 euro në Euro 199. Një enëlarëse Sharp në Aztech shitet për Euro 279 me lirim 199.. 

Në lirim janë edhe pjisje të tjera më pak të kushtueshme si tosterë (6.99), vluese uji (6.99), aparat për kokoroshka (10.99) si dhe thisja elektrike Philips (79.99).  

Klikoni këtu për fletushken e Neptun ndërs apër krahasim mund të bëni kërkime në faqen tonë sakushton.   

Vërejtje, çmimet e kompanive të tjera janë te marra nga faqja e tyre me datën e shkrimit të këtij teksti 20 mars.

Lexoni tekstin për lirmet e fundit të Aztech.