Furçë për guaskë të tualetit – ku e gjeni më së liri

06.02.2024

Shperndaje:

E ka çdo shtëpi. Bëhet fjalë për furçën e guaskës së tualetit dhe në tregun online gjeni zgjidhje të shumta.

Gjeni furçë nga më pak se dy euro e deri në gati 20, që janë me mbajtëse të qeramikës.

Platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.

Furça më e lirë për guaskë mund të blihet në Jysk. Është prej plastikës, e bardhë dhe kushton 1.75 euro.

Gjeni edhe disa lloje të tjera prej plastikës, ndërkohë një me ngjyrë “asfalti”, po ashtu prej materialit të plastikës kushton 4.5 euro. Është e brendit Ed.

Në Jysk, ofrohen edhe furça më të shtrenjta, që kryesisht janë me bazë prej qeramikës.

Më e lira e tillë kushton 8.5 euro. Është e bardhë, me disa lule dhe e brendit Forshaga.

Për të njëjtin çmim mund të porosisni edhe një furçë me bazë qeramike, e lustruar, pra me shkëlqim. Është ngjyrë hiri dhe e brendit Myrviken.

Për 50 centë më shumë – 9 euro, mund të porosisni furçën metalike. Edhe dorëza e furçës, edhe ena janë metalike. Brendi është Medle.

Dhe, furça më e shtrenjtë në këtë market, kushton 16.99 euro. Është me bazë qeramike, ngjyrë bezhë dhe e brendit Kisa.

Për të parë më shumë, kliko KËTU