19.06.2023
Pastrimi i rregullt i dhëmbëve është jetik për shëndetin e tyre. E për një pastrim edhe më të mirë të tyre, kushdo që ka mundësi duhet të pajiset me një furçë elektrike të dhëmbëve.
Pos lëvizjeve që i bëni me dorë, ajo përmes dridhjeve të shumta të saj, do të largojë çdo ushqim nga dhëmbët tuaj.
Në treg, gjeni furçë elektrike që funksionon me bateri, por edhe të tilla që mbushën herë pas here përmes portës USB që kanë – njësojë sikurse telefoni. Po ashtu gjeni edhe koka të furçës, në mënyrë që t’i ndërroni vetëm ato, jo komplet furçën.
Në tregun online ka lloje të shumta dhe platforma SaKushton ua prezanton ofertat më të mira.
Furçën më të lirë elektrike për dhëmbë e gjeni në dyqanin online Gjirafa50. Është furçë me bateri dhe kushton 15.20 euro. Është e brendit çek Berger dhe një bateri ju mundëson deri në 120 ditë përdorim (dy herë në ditë nga dy minuta). Furça ka deri në 24 mijë dridhje në minutë.
Në këtë dyqan, për 31.65 euro, që është çmim me zbritje, mund të porosisni furçën e brendit gjerman Oral-B, modeli Vitality. Është furçë për fëmijë mbi moshën 3-vjeçare dhe punon me bateri.
Furçë elektrike për fëmijë gjeni edhe në PemaMall. Më e lira është ajo e brendit Sencor dhe kushton 42 euro. Ofrohen ngjyra të ndryshme.
Në 75Mall, furçën më të lirë elektrike e gjeni për 44.90 euro. Është e brendit Xiaomi dhe ka disa funksione shtesë, si për shembull ua tregon nivelin e baterisë. Mund ta mbushni përmes USB portës sa herë të keni nevojë.
Dhe, furça më e shtrenjtë është ajo e brendit Oral-B. E gjeni në Gjirafa50 dhe kushton 166.64 euro. Ka shumë opsione për përdorim, e po ashtu përmes aplikacionit mund ta lidhni edhe me telefonin celular.
Për të parë më shumë, kliko KËTU