05.08.2022
Nëse keni menduar se ka kaluar koha e pushimit në plazh pa frigorifer portativ, gaboheni.
Në treg ka lloje të ndryshme të frigoriferëve portativ apo të plazhit siç njihen, por në tregun online në Kosovë ofrohen disa më të veçantë, natyrisht edhe më të shtrenjtë.
Shërbejnë për ftohje dhe për ngrohje. Edhe pse ngrohin, emrin bazë e mbajnë frigorifer dhe platforma SaKushton i ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.
Ftohin posa të futen në rrymë, e njësoj mund të ftohin edhe gjersa udhëtoni, pasi ta keni kyçur në portën e veturës ku ndezet cigarja. Nëse nuk e keni as njëren as tjetrën afër, si për shembull kur jeni në plazh, mjafton t’i fusni disa qese akulli dhe do t’i mbajë pijet e ushqimin të freskët.
Frigoriferin më të lirë portativ të këtij lloji e gjeni në Gjirafa50. Është i brendit Camry, i hirtë dhe ka vëllim 24 litra. Kushton 72.39 euro.
Në PemaMall, gjeni frigoriferin portativ për 84.70 euro. Është i brendit Sencor. Ka kapacitet të ftohjes në temperaturë të dhomës deri në -15 gradë celsius dhe në të mund të vihen deri në tetë shishe x1.5 litra.
Frigoriferin portativ më të shtrenjtë deri në 100 euro, e gjeni në Gjirafa50. Është i brendit Peme, me kapacitet 32 L dhe kushton 96.76 euro.
Për të parë më shumë, kliko KËTU