Frigorifer me ngrirje të thellë – ku e gjeni më së liri

17.09.2021

Shperndaje:

Në këtë kohë, kur shumëkush mendon si “ta fut dimrin në shtëpi”, gjëja e parë që mendon është një frigorifer me ngrirje të thellë apo siç njihet ndryshe friz.

Platforma SaKushton ka krahasuar çmimet në tregun online.
Çmimet ndryshojnë, varësisht nga madhësia që llogaritet me litra dhe marka, e sidomos nëse është horizontal apo vertikal.
Më të lirët janë ata horizontal.

Frizi më i lirë, por shumë i vogël për shtëpi gjendet në Aztech. Frizi i markës Vivax prej 32 L vëllim kushton 109.90 euro.
Në këtë dyqan për 129 euro mund të merrni friz me 115 L. Pastaj me 308 L për 199 euro; me 238 L për 209,90 euro; me 290 L për 229 euro.

Në Neptun, frizi më i lirë është ai i brendit Fuego me 145 L që kushton 149 euro me zbritje. Në këtë pikë shitëse ka edhe friz të brendit Beko, 208L për 185.60 euro. Të njëjtit brend pak më i vogël, 205L kushton 179 euro. Ndërkohë frizi më i madh në këtë dyqan është ai 450L dhe kushton 299 euro.

Zgjidhje të madhe gjeni edhe në 75Mall që është degë e Gorenjes. Frizi më i lirë në këtë dyqan është 199.50 euro me vëlliim 139 L. Më i shtrenjti është ai me vëllim 457 L që kushton 349.50 euro.
Shumë më të shtrenjtë janë frizat vertikal, që janë më të përshtatshëm për hapësira të vogla.

Çmimi për të njëjtin vëllim është gati dysfish më i shtrenjtë. Për shembull, në 75Mall, një i tillë me 238L kushton 340 euro.

Për më shumë zgjidhje të frizave, kliko KËTU