Flladitëse – ku e gjeni më së liri

15.06.2022

Shperndaje:

Nuk keni mundësi të instaloni klimë në shtëpinë tuaj, atëherë duhet të bëni një zgjidhje për të kaluar temperaturat e larta të verës. Zgjidhja është e thjeshtë dhe në shumë raste e lirë – një flladitëse që punon me rrymë dhe që mund ta zhvendosni ku të doni.

Platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre në tregun online.

Flladitësen më të lirë e gjeni në Aztech. Është flladitëse që vendoset mbi tavolinë apo një vend tjetër pak më të lartë dhe kushton 13.99 euro. Është e brendit Hugo, ka tri shpejtësi dhe fuqi 45 Watt.

Për pak më shumë, në Aztech mund të blini flladitësen e brendit Esperanza. Kushton 19.99 euro dhe ka këmbë, pra mund të vendoset kudo nëpër dysheme. Ka tri shpejtësi dhe fuqi 50 W. Mund ta ngrihni në lartësi deri në 130 cm dhe ka shkallë rrotullimi horizontal 90 gradë.

Në PemaMall, flladitësen më të lirë e gjeni për 23.59 euro. Ka ngjyrë të zezë dhe është e brendit grek Bormann. Ka këmbë për vendosje kudo dhe fuqi 40 W.

Flladitëse gjeni edhe në Gjirafa50. Më e lira kushton 28.38 euro. Është brend çek Berger, ka po ashtu 3 shpejtësi, mbrojtje nga mbinxehja dhe fuqi 40 W.

Nëse doni të shpenzoni pak më shumë, atëherë në Gjirafa50 e PemaMall gjeni edhe flladitëse me ujë. Pra, përmes rrotullimit të helikave shpërndahen grimcat e ujit nga rezervuari që ka poshtë.

Më e shtrenjta mund të blihet në PemaMall për 168 euro me zbritje. Është e brendit amerikan Rimida, ka kapacitet të qarkullimit të ajrit 138 m3 për minutë dhe fuqi 260 W.


Për të parë të gjitha ofertat, kliko KËTU