02.04.2021
Çmimet e reklamuara në fletushka të hipermarketeve nga data 2 Prill.
Hipermarketet Viva Fresh Store dhe ETC kanë në lirim qumështin UHT të llojeve të ndryshme: Vita në Super Viva shitet për 0.67 EURO; Drena në Interex shitet për 0.65 EURO; Gala në ETC për 0.69 EURO dhe Dukat 7 vitamina në Viva Fresh Store për 0.69 EURO.
Salsiçet Wudy në paketim 250 gramësh janë në lirim në Super Viva dhe Viva Fresh Store me çmim nga 0.69 në 0.49 EURO, ndërsa ETC dhe Interex në lirim kanë paketimin 1 kilogramësh për 1.89 EURO.
Mielli është në ofertë në paketim 25 kg dhe 5 kg. Me brendin Sofra 25 kilogram konkurojnë ETC me 7.69 EURO dhe Interex me 7.75 EURO. Ndërsa, me paketim 5 kilogramësh konkuron Interex me Delino për 1.85 dhe Viva Fresh Store me miellin e cilësisë më të lartë Finesa për 2.85 EURO.
Pasi jemi te brumërat, pastat e llojeve të ndryshme në lirim i kanë të gjitha hipermarketet: Viva Fresh Store konkuron me Barilla 500 gr për 0.69 EURO; Super Viva me D. Castello për 0.49 EURO, Interex me Divella për 0.57 EURO, ndërsa ETC konkuron me brendin e tij Pi&Ki me paketim 400 gram për 0.39 EURO i cili për 500 gram do kushtonte 0.49 EURO.
Vajin në lirim e ka vetëm Viva Fresh Store, që shet brendin Dijamant për 1.25 EURO për litër nga 1.49.
Sa i përket produkteve për kopsht, Viva Fresh Store dhe Super Viva në lirim kanë dheun 25 kilogramësh. Super Viva brendin Blumenrade e shet për 1.99 EURO, ndërsa Viva Fresh Store dheun e Green Group 25 kg e shet për 1.19 EURO.
Prej brendeve veçojmë përshutën Buquku me çmim 6.49 EURO në Interex; çajin Emona Brand Premium në Interex për 5.89 EURO dhe orizin Ducato di Mantova 800 gram për 0.99 EURO ne ETC.
Gjeni broshurat Super Viva, Viva Fresh Store, ETC, Interex