05.03.2021
Prishtinë 5 mars – Sakushton ka analizuar fletushkat e hipermarketeve dhe zbulon ndryshimet në çmime të produkteve bazë. Në këtë rrafsh, një litër qumësht UHT më së liri mund të blihet në Super Viva për 0.59 (nga 1.15) nga brendi Coop dhe Moja Kravica për 0.69 (nga 0.85); Interex ofron qumështin Perfetto për 0.59 (nga 0.90); Viva Fresh ofron qumështin Dukat për 0.62 (nga 0.92); ndërsa ETC qumështin M për 0.79 (nga 0.85).
Hipermarketet ofrojnë zbritje edhe në miell. Kështu, thesi prej 25 kg i prodhuesit Dellino në ETC është 8.99 (nga 9.79); ndërsa në Super Viva mielli Sofra kushton 7.99 (nga 9.29); Viva Fresh shet paketimin prej 5 kg për 1.89 (nga 2.19), të njëjtën sasi Interex e shet për 1.79 (nga 1.99) të brendit Top Bugjet.
Një nga krahasimet e rregullta të Sakushton është mishi i pulës. Këtë herë krahasojmë kaçikat, ku ETC ofron brendin EFI në zbritje për 1.52 (nga 1.69) për kilogram; Viva Fresh dhe Interex ofrojnë kaçikat e brendit Sara për 1.55 (nga 1.89/1.79). Super Viva ofron paketime 10 kiologramëshe me zbritje prej 13.79 në 11.99.
Produktet e brendit Podravka mund të gjinden në lirim në ETC dhe Interex. Një kilogram i mëlmesës Vegeta në ETC ka çmim prej 3.89 (nga 4.75) kurse në Interex ka çmim prej 3.65 (nga 4.29). Gjithashtu Interex ka liruar Argetën pikante nga 0.92 në 0.73; përderisa ETC ka ulur çmimin e supës Alpska nga 0.77 në 0.59 dhe asaj të gjelit nga 0.36 në 0.29.
Kafja turke Princ gjithashtu është në zbritje dhe ajo shitet në ETC për 8.69 (nga 9.96); përderisa Interex dhe Superviva kanë në zbritje paketimin e 500 gr: Interex 4.47 (nga 5.19); Super Viva 4.49 (nga 4.99).
Sa i përket brendit Buquku, në zbritje është mishi i thatë në paketim të vakumosur prej 1 kilogrami, i cili shitet për 6.49 prej 7.99 në Interex.
Fletushka ETC; Fletushka Interex, Fletushka Super Viva; Fletushka Viva Fresh
Për më shumë çmime të konsumit të gjërë klikoni këtu