01.12.2021
Një kërkim i thjeshtë në platformën SaKushton dhe do të gjeni 82 rezultatete. Bëhet fjalë për figaro, njëlloj hekuri që përmes nxehtësisë drejton apo shkallëzon flokët.
Platforma SaKushton ka analizuar çmimet e figarove në treg dhe ua sjell më të lirat, por edhe më të mirat, për të cilat duhet të ndani pak më shumë para.
Figarot më të lira i gjeni në Aztech dhe 75Mall. Kushtojnë nga 9.99 euro. Në këto dyqane gjeni edhe shumë lloje të tjera të figarove, ndërkohë që për më të shtrenjtat duhet të ndani nga 32.99 euro, aq sa kushtojnë në të dy dyqanet.
Në dyqanin eGjeta po ashtu ofrohet gamë e gjerë e figarove. Më e lira kushton 10.76 euro, ndërkohë që mes dhjetëra modeleve, më të shtrenjten e merrni me çmim 74.4 euro. Në njërën anë është hekur e në anën tjetër brushë.
Në Gjirafa50 po ashtu gjeni disa lloje të figarove. Më e lira është e brendit Esperanza 25 watt dhe kushton 12.96 euro. Figaron më të shtrenjtë në këtë dyqan e blini për 53.32 euro. Është e brendit të njohur Babyliss dhe është edhe figaro edhe tharëse për flokë.
Figarot më të shtrenjta në treg janë në Neptun. Më e lira kushton 39 euro dhe është e brendit Remington. Në këtë dyqan e gjeni edhe figaron më të shtrenjtë në tregun online në Kosovë – 149 euro. Është e brendit Philips, ka tri nivele të ngrohjes dhe për nisje të punës duhet pritur vetëm 30 sekonda. Aq mjafton për t’u nxehur.
Për të parë të gjitha figarot, kliko KËTU