14.03.2024
Pranvera po vjen e moti po ngrohet. Bashkë me këtë duhet të përshtatim edhe gardërobën.
Dhe nuk ka diçka më të lehtë e më të përshtatshme për të zgjedhur se sa fanellat me mëngë të shkurtra, që në zhargonin popullor mund t’i gjeni me emrin e huaj “maica”.
Në tregun online ka disa lloje dhe platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e fanellave të brendeve të njohura, si Nike, Puma e Adidas.
Dhe, fanellën më të lirë mund ta porosisni në SunaSport. Është e brendit Nike, e bardhë, me logo të zezë dhe është për femra. Është komplet nga pambuku dhe kushton 16.80 euro.
Për pak më shumë, 20 euro, mund të gjeni një fanellë të zezë të brendit Puma. Edhe kjo është për femra dhe e gjeni në SunaSport.
Në këtë dyqan, fanellën më të lirë për meshkuj e gjeni për 22.40 euro. Është Nike, modeli NSW Tank.
Fanella më e shtrenjtë në SunaSport, është për femra dhe e brendit Nike, modeli Tee Air Slim. Është e shkurtër, komplet e bardhë dhe kushton 39.20 euro.
Fanella gjeni edhe në InterSport. Më e lira është një për fëmijë e brendit Nike. Është e bardhë dhe bashkë me logon ka edhe një zemër ngjyrë rozë. Çmimi është 27 euro.
Në InterSport, fanellat më të shtrenjta për meshkuj e femra kushtojnë 41, përkatësisht 46 euro.
Të dyja janë të markës Nike.
Për të parë më shumë, kliko KËTU