Detergjent për rroba, ku ta gjeni më së liri

08.09.2021

Shperndaje:

A e dini sa lloje të detergjentit pluhur për rroba janë në tregun e Kosovës? Shumë, ndoshta mbi 100. Por ku ta gjeni më së liri? Platforma SaKushton ka analizuar çmimet dhe sasinë e tyre.


Nëse kërkoni online, detergjenti më i lirë është ai i brendit Bioaktiv. Paketimi 3 kg kushton 2.39 euro në Superviva, derisa në marketet tejra është më shtrenjtë. Në Viva Fresh 2.69 euro; në ETC 2.79 euro; në Albi Market e Interex 2.89 euro; në Begmart 3.29 euro dhe në Maxi Market e Meridian Express 3.59 euro.


Tutje, detergjentin Duel 3 kg me aromë limoni mund ta bleni për 2.89 euro në Maxi, ndërsa atë Fresh Flowers për 3.39 euro.


Në Gjirafa50 mund të porosisni detergjentin Boron për rroba të bardha me peshë 4 kg për 4.99 euro, kurse të njëjtin brend për rroba për ngjyra e gjeni në “egjeta” për 5.99 euro.

Brendin e njohur Ariel 2 kg, mund ta gjeni në dyqanet online Dërgesë dhe Begmart, me çmime 5.20 euro, përkatësisht 5.79 euro.


Maxi ofron edhe brendin Persil, që në paketim 3 kg kushton 6.29 euro.