01.10.2021
Ndoshta nuk është më e mira, por është më e njohura. Sa herë themi çokolladë, atëherë në të shumtën e rasteve mendja na shkon tek ajo Milka.
Në tregun kosovar ka lloje të shumta të këtij brendi zviceran me traditë 120-vjeçare, e platforma SaKushton ka krahasuar çmimet e çokolladave 80 dhe 100-gramëshe.
Milka më e lirë 80-gramëshe mund të blehet në dyqanin onlinë Dërgesë. Është me qumësht alpin. Me të njëjtin çmim dhe peshë, në këtë dyqan e bleni edhe Milkën me krem lajthie. E Milkën me lajthi e gjeni për 1.09 euro.
Në Dërgesë gjeni edhe çokolladën 100-gramëshe. Milka me qumësht alpin e lajthi kushton 1.15 euro.
Milkën 100-gramëshe më të lirën në tregun online e gjeni në SuperViva – 0.99 euro.
Në Maxi Market e gjeni Milkën 100-gramshe me rrush për 1.09 euro. Më së shtrenjti për 100 gram paguhet në Interex – 1.15 euro.
Në Maxi Market gjeni edhe dy lloje të çokolladës së zezë Milka. Janë 85-gramëshe dhe kushtojnë nga 1.19 euro.
Për më shumë klikoni KËTU