Bie nafta në berza – pompat ende heshtin

25.03.2021

Shperndaje:

Çmimi i naftës në berza ka marrë rrugë teposhtë duke rënë edhe në çmimin më të ulët për këtë muaj në USD 57.6 për fuçi. Më 18 mars çmimi naftës ka pësuar rënien më të madhe që nga prilli 2020, kur këto çmime u goditen nga pandemia. 

Analistët nga Oilprice, kanë thënë se kjo rënie është korrigjim i ngritjes së fundit. “Analistë kanë thënë se ngritja e fundit ishte e bazuar një një optimizëm të kthimit të ekonomisë që nuk ka qenë i arsyeshëm”, raporton oilprice.com

Kjo rënie tash një javë nuk ka ndikuar ende te distributorët kryesorë të naftës në Kosovë të cilët mbajnë çmimet 1.09 për benzin dhe 1.07 për dizel. Këto çmime u ngriten kur nafta WTI në berza ishte 67 dolarë për fuçi. Tani nafta shitet në mes të USD 59 dhe 60 për fuçi. Herën e fundit kur nafta kishte këtë çmim distributorët kryesorë shisnin benzinin për 1.05 dhe dizelin për 1.04. 

Për të parë çmimet e naftës klikoni këtu