13.03.2021
Prishtinë 12 mars – Një jave pas qëndrimit të çmimit të naftës në berza me mbi 65 dollarë për fuçi edhe në Kosovë çmimi i derivateve është ngritur për herën e tretë që nga shkurti i vitin 2021. Qysh të premtën më 12 mars shitësit kryesorë të derivateve kanë ngriur çmimin në 1.09 për benzin dhe 1.07 për dizel.
Në berza nafta ka vazhduar të mbajë çmimin e lartë. Këtë gjë, Bjornar Tonhaugen nga Rystad Energy shkon në tandem me programet e vaksinës dhe vazhdimin e aktiviteteve ekonomike.
Megjithate OPEC, raporton Oilprice.com, ka ulur parashikimin e shpenzimit të naftës. Kjo është bazuar në masat e distancimit dhe zhvillimet e tjera të lidhura me pandeminë.
Pa marrë parasyshe parashikimet aftagjate nga 5 marsi nafta ka mbajtur çmimin mbi 65 dollarë për fuqi. Për tash nuk duket se do të ketë zbritje.
Kompanitë kryesore të shitjes së naftës në Kosovë kanë ritur çmimin që mund të jetë i lidhur edhe me futjen e një takse të re në Kosovë.
Për me shumë shikoni çmimet e funit të derivateve në Kosovë. Kliko këtu