08.03.2021
Çmimi i derivateve në Kosovë është i varur drejtpërdrejtë nga çmimi në berza pasi Kosova nuk ka stoçe që do të mundësonin mbrojtjen e çmimit, shpjegon Burim Leci drejtor i përgjithshëm i IP Petrol në Kosovë për sakushton.com.
Sipas tij lëvizjet e çmimeve në pompa të benzinës nuk janë të mënjëherëshme. “As ngritja e çmimit as ulja e çmimit nuk është e menjëherëshme. Edhepse ka lëvizje në burse, së paku pritet deri në një jave të regohet me çmime. Në varësi nga kompanitë, stoçet për operim janë të limituara”, shpjegon Leci.
Mirëpo, shton ai çmimi lëvizë gjithmonë edhe duke e shikuar konkurencën. Sipas tij në Kosovë ka shumë konkurencë dhe ajo është “e vrazhdë”.
“Ka rafineri artizanale ku vaji i djegur motorik gomat e vjetra kthehen në naftë. Kjo është jashtë secilit standard” tregon Leci duke shpjeguar konkurencën e vrazhdë dhe mundësinë e blerjes së naftës së cilësisë së ulët.
“Ka shumë pompa që i ikin shitjes së naftës përmes sistemit të fiskalizimit. Shumë të tjera nuk paguajnë licencimet e nevojshme të kërkuara nga shteti”, vazhdon ai.
Leci shpjegon: “Kjo bënë që në shumë pompa të derivateve të keni një kosto shumë të ulët të operimit, në krahasim me kompanitë serioze në këtë sektor, duke e dëmtuar tej mase konkurrencën. Si rrjedhoje, fitimi neto i kompanive në Kosovë për një liter të derivateve të shitura është më i ulët se në çdo vend të rajonit”.
Çmimet më të ulëta të naftës në Maqedoninë Veriore Leci i shpjegon “me taksat më të ulëta se në Kosovë”.
Për të ju referuar çmimeve të naftës në bursë Leci preferon platformën bloomberg që mund të gjindet në këtë link.
Përqindja e pjesëmarrjes së taksave në çmimin e naftës.