Koha e shalqirit, 35 cent kg – ofertat e hipermarketeve 18-24 qershor

17.06.2021

Shperndaje:

Hipermarketet kanë nxjerr fletushkat me shumë zbritje dhe platforma SaKushton i ka analizuar e krahasuar çmimet.
Ofertat vlejnë nga 18 deri më 24 qershor.

Me afrimin e stinës së verës, ka ardhur edhe shalqiri. Çmimi i tij është duke rënë çdo ditë dhe dy hipermarkete e ofrojnë me çmim 0.35 euro për kg, në Interex, përkatësisht 0.37 euro në Viva Fresh Store. Në Superviva mund të gjeni nektarina në zbritje, 0.95 euro për kg, ndërkohë ETC nuk ka nxjerr pemë në aksion këtë javë.

Vaj, miell e oriz

Hipermarketet gjithnjë e më shumë po ofrojnë vaj me zbritje, ndonëse çmimi ende nuk është kthyer në “normale”.


Në Viva Fresh Store mund të bleni vaj 905 ml të brendit Flowera për 1.29 euro; në ETC mund të bleni vaj Premium Oil 1L për 1.39 euro, kurse në Superviva vaj Dijamant 1L për 1.49 euro. Në Interex nuk ka vaj në ofertë.
Vaji më i lirë, nëse llogaritet për litër, mund të blehet në ETC.


Në Viva Fresh Store, orizi në ofertë është ai i brendit Perfetto, ku 800 gr kushtojnë 0.99 euro. Në Interex mund të bleni orizin Top Budget, 800 gr për 0.79 euro; kurse në Superviva në ofertë është orizi Scotti 1 kg për 1.19 euro. Në ETC nuk ka oriz në ofertë.


Orizi më i lirë nëse llogaritet për 1 kg, mund të blehet në Interex.
Në ETC mund të bleni miell 5kg të brendit Finnesa, integral, për 2.25 euro. Në Interex e gjeni miellin e bardhë tip-400 Barileva. 5 kg kushtojnë 1.79 euro. Në Superviva në ofertë është mielli Fellini, ku 5 kg tip-400 kushtojnë 1.99 euro. Në Viva Fresh Store nuk ka miell në ofertë.
Mielli më i lirë mund të blehet në Interex.

Mish viçi e pule dhe përpunime nga to

Në Viva Fresh Store mund të bleni mish të bluar viçi, ku 1 kg kushton 3.49 euro. Suxhuk shtëpiak Apetit, 1 kg kushton 2.79 euro, sallamë pule parizer, një copë 350 gr kushton 0.49 euro. Në ofertë është edhe kaçiku dramstik me paketë 10 kg për 12.69 euro apo 1.27 euro kg.
Në ETC, në ofertë është mish gjedhi, tul, ku 1 kg kushton 5.49 euro, bri me asht mund të bleni për 3.79 euro kg, kurse qebapat 3.99 euro kg. Suxhuk Tradita kushton 3.29 euro kg, kurse pula e ngrirë Poulet 1.3 kg kushton 2.49 euro.


Në Interex mund të gjeni qebapa në paketim 0.5 kg me çmim 1.49 euro, suxhuk Apetit 2.89 euro kg dhe kaçik dramstik në paketim 10 kg për 12.69 euro apo 1.27 euro kg.
Në Superviva gjeni kaçik në paketim 10 kg për 12.69 euro, suxhuk Apetit për 2.89 euro kg dhe sallamë Wudy 350 gr për 0.69 euro.
Në Viva Fresh Store e gjeni mishin e bluar më të lirin, si dhe suxhukun, derisa kaçikat në paketim 10 kg janë në të gjitha hipermarketet me çmim të njëjtë.

Qumështi dhe produktet e tij

Në Viva Fresh Store, qumështi më i lirë është ai Bitolsko, 0.69 euro për litër. Në këtë hipermarket nga bylmeti dhe me aksion, mund të bleni edhe jogurt Ajka për 0.55 euro litri, ajkë Magic 400 gr për 0.79 euro dhe djath Kabashi 800 gr për 2.89 euro, që kilogrami i bie 3.61 euro.
Në ETC nuk ka qumësht në fletushkë, ndërkohë mund të bleni ajkë Magic 800 gr për 1.15 euro, djath Magic 800 gr për 3.29 euro, që kilogrami i bie 4.11 euro.


Në Interex, qumështi Sole është në aksion, 0.65 euro për litër, jogurti Bylmeti 0.55 euro për litër, ajka Zott 400 gr për 0.86 euro dhe djathi Bianco 1.5 kg për 3.19 euro, që kilogrami i bie 2.12 euro.
Superviva ka nxjerr në aksion qumështin “Moja Kravica” për 0.69 euro, jogurtin Teos për 0.49 euro dhe djathin Osogovo 800 gr për 3.99 euro, që kilogrami i bie 4.98 euro.
Qumështi më i lirë mund të blehet në Interex, jogurti në Superviva, kurse djathi varet nga lloji.

Rekomandime për produkte të ndryshme

Në Viva Fresh Store ua rekomandojmë këto produkte si më të lirat: vezët, 30 copë 1.29 euro, salcën e domateve Star 700 gr – 0.79 euro dhe majonezën Deluxe 660 ml – 1.39 euro.


Në ETC ua rekomandojmë këto produkte si më të lirat: ullinj të zinj 400 gr për 1.29 euro, djath zdenkë 360 gr Big Pack për 1.79 euro dhe çokollatën Milka 80 gr për 0.59 euro.


Në Interex ua rekomandojmë këto produkte si më të lirat: sallatë ruse e ngrirë në paketim 450 gr për 0.55 euro, supë Yumis për 0.19 euro dhe birrë Peja në shishe 2-litërshe për 1.75 euro.


Në Superviva ua rekomandojmë pashtetën Meka 95 gr për 0.45 euro dhe birrën Niklot në kanaçe 0.5L për 0.49 euro.

Viva Fresh Store, ETC, Interex, Superviva