Mazë 1 kg 2.5 euro – ofertat e hipermarketeve 23-30 korrik

22.07.2021

Shperndaje:

Hipermarketet kanë nxjerr fletushkat e reja me shumë artikuj në zbritje. Ofertat në Viva Fresh Store, ETC, Interex dhe Superviva zgjasin nga 23 deri më 29 korrik dhe platforma SaKushton i ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.

Mazë në lirim

Të blesh mazë në pazar të hapur ku ke mundësinë edhe ta shijosh dhe të blesh në market nuk është e njëjtë. Por gjithsesi, ETC ofron mazë që e promovon si tradicionale për 2.5 euro kilogramin. Maza është vendore e brendit Drena.
Hipermarketet tjera nuk ofrojnë mazë në zbritje, por kanë ajka të ndryshme.
Viva Fresh Store ofron ajkë 400 gr për 0.65 euro të brendit Bylmeti, e që 1 kg i bie 1.62 euro.
Interex ka nxjerr në ofertën ajkën Magic Ice në paketim 1.8 kg për 3.99 euro, e që kilogrami i bie 2.2 euro apo nëse do ta bleni në paketim 400 gr – 0.88 euro.
Në Superviva ofrohet ajka “Moja Kravica” në paketim 850 gr për 1.69 euro, e nëse i nxjerret çmimi për 400 gramë, atëherë i bie 0.80 euro.
Ajka më e lirë gjendet në Viva Fresh Store.

Produkte të tjera nga qumështi

Viva Gresh Store ofron djathë President në paketim 770 gramë për 3.65 euro, e që 1 kg i bie 4.74 euro.
ETC ofron djathin Magic Ice në zbritje në paketim 2 kg për 7.75 euro. Kilogrami i bie 3.88 euro.
Interex ofron krem djathin Labne për 0.79 euro paketimin 200 gramë, që kilogrami i bie 3.95 euro.
Në Superviva, në ofertë është djathi Drelaj (Rugove). Paketimi 400 gramë kushton 1.99 euro, e kilogrami i bie 4.98 euro.
Pra, djathi më i lirë pavarësisht brendit dhe cilësisë, e që është në ofertë, mund të blihet në Viva Fresh Store.
Viva Fresh Store po ashtu ofron qumësht të brendit Vita me 1.6% yndyrë – 0.69 euro.
Në ETC ofrohet qumështi pa laktozë Wydojone 3.2 % yndyrë – 0.79 euro.
Interexi ka nxjerr në ofertë qumështin Meggle 2.8% yndyrë për 0.65 euro, kurse Superviva qumështin “Moja Kravica” 3.2% yndyrë për 0.69 euro.
Qumështi më i lirë për këtë javë është në Interex.

Vaji më i lirë mes të shtrenjtëve

Vaji mbetët një nga produktet që nuk po pëson ulje të çmimit.
Viva Fresh Store ofron vaj Dijamant 1L për 1.39 euro; ETC nuk ka në ofertë vaj luledielli, por ofron vaj ulliri Dhërmiu për 3.19 euro; Interexi ofron vaj luledielli Iskon 1L për 1.35 euro; kurse Superviva vaj Dijamant 1L për 1.39 euro.
Vaji më i lirë i lulediellit për litër gjendet në Interex.

Qebapa në zbritje

Në këtë kohë verë, skara me familje e miq është mëse e mirëseardhur. Dhe ata që janë adhurues të qebapeve mund të gjejnë edhe për 1.49 euro paketimin 0.5 kg në Superviva. Është i brendit Apetit dhe kilogrami i bie 2.98 euro.
Në Viva Fresh Store nuk ka qebapa në ofertë, por ka mish të bluar për 2.99 euro kg.
Interexi ofron qebapa, qofte e mish të bluar të brendit Buquku për 1.79 euro gjysmë kg, e 1 kg i bie 3.58. Në ETC ofrohen qebapa të shtëpisë “Etc” me çmim 3.99 euro për kg.
Qebabat më të lirë mund të blihen në Superviva.

Tuna në kanaçe – 0.49 euro copa

Këtë javë mund të gjeni edhe peshk tuna në zbritje. Viva Fresh Store ofron kanaçen 185 gr për 0.79 euro të brendit Bergriver, e që nëse nxjerret vlera për kg i bie 4.27 euro.
Në Interex ofrohet tuna Colvo në paketim me 4 kanaçe 80 gramëshe për 2.95 euro komplet. 1 kg i bie 9.2 euro.
Në Superviva ofrohet kanaçja 80 gramëshe e brendit “SuperFresh” me çmim 0.49 euro, e që 1 kg kushton 6.1 euro.
Peshku tuna më i lirë mund të blihet në Viva Fresh Store. ETC nuk ka nxjerr në fletushkë peshkë tuna, por si “zëvendësim” ofron pashtetën Argeta pikante për 0.77 euro – pesha 95 gramë.

Detergjent për rroba

Viva Fresh Store këtë javë ka nxjerr detergjentin Bonux 2 kg për 2.19 euro; ETC ofron me zbritje detergjentin Persil në paketim 3 kg për 3.99 euro; Interexi detergjentin Ariel 2 kg për 3.99 euro; dhe Superviva detergjentin Dax 3 kg për 1.89 euro.
Detergjenti më i lirë pavarësisht brendit dhe cilësisë mund të blihet në Superviva.

Shfleto komplet fletushkat:
Viva Fresh Store, ETC, Interex, Superviva