15.07.2021
Hipermarketet kanë nxjerr fletushkat e reja me gamë të gjerë produktesh në zbritje. Ofertat në Viva Fresh Store, ETC, Interex e Superviva vlejnë nga 16 deri më 22 korrik dhe platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet.
Dhe, meqë kjo javë e zbritjeve përfshin edhe festën e Bajramit, atëherë fletushkat dominohen nga ushqimi, si mishrat, embëlsirat e pijet.
Embëlsirat në zbritje – bakllavë 20 cent copa
Gati secili market ofron lloje të ndryshme të ëmbëlsirave, duke nisur nga bakllavaja.
Në ETC mund të bleni paketimin me 10 copë bakllavë “turke”, të mbështjella për 1.99 euro, që i bie copa 20 cent. Në këtë hipermarket ndër të tjera gjeni edhe tollumba 0.5 kg për 1.59 euro dhe tortë të vogël kënddrejt për 1.59 euro.
Në Viva Fresh Store mund të bleni tortë të madhe Vlera për 3.69 euro, derisa tollumba në paketim të vogël për 0.75 euro.
Në Interex gjeni bakllava me tepsi në zbritje. Më e lira është tepsia 32 cm për 5.99 euro. Gjeni edhe tortë rolladë për 2.99 euro.
Në fleturshën e Superviva nuk ka ëmbëlsira.
Meqë llojet dhe sasia është e ndryshme është vështirë të bëhet krahasimi i çmimeve.
Pije të ndryshme – Red Bull 0.85 euro
Për Bajram edhe pijet janë “in”. Në Viva Fresh Store mund të bleni lëngun Bravo 1.5 L për 0.77 euro, derisa një pije energjike Red Bull për 0.89 euro.
Në ETC mund të bleni lëngje të llojeve të ndryshme të brendit Top Fruit për 0.39 euro 2 litra. Nga pijet energjike e gjeni Go+ për 0.79 euro.
Në Interex e gjeni Coca Cola 2L për 0.99 euro, derisa ofrohet me zbritje edhe pija energjike Big Eagle për 0.19 euro.
Në Superviva gjeni me zbritje lëng portokalli 100 % Juicy për 0.99 euro L. Pija energjike në zbritje është ajo Golden Eagle – 0.35 euro copa.
Mish i bluar – 2.89 euro kg
Viva Fresh Store ofron mish të bluar 2.89 euro kg. Në fletushkë thuhet se është i freskët dhe i viçit.
Me të njëjtin çmim, mish të bluar mund të bleni edhe në Interex.
Në ETC nuk ka mish të bluar në fletushkë, por ofrohet me zbritje mish qafe me asht për 3.49 euro kg dhe mish të brinjve 4.50 euro kg.
Në Superviva nuk ka mish në fletushkë, por ka produkte nga mishi i përpunuar.
Supë Maggi 0.15euro
Në dy markete mund të gjeni supë të brendit të njohur Maggi për 0.15 euro: në Viva Fresh Store dhe Interex.
Në ETC, me zbritje ofrohet supa vjeneze e Podravka për 0.49 euro, kurse në Superviva mund të bleni supë Maggi për 0.25 euro.
Supën më e lirë gjendet në Viva Fresh Store dhe interex.
Vaj nën 1.20 euro shishja
Vaji kohëve të fundit po ofrohet në sasi të ndryshme, duke nisur nga 0.85 L deri në 1 L, andaj çmimi ndryshon.
Në Viva Fresh Store gjeni vaj luledielli 905 ml për 1.22 euro, të brendit Flowerra.
Në ETC nuk ka në fletushkë vaj luledielli, por ka vaj të përzier me të ullirit dhe litri kushton 2.59 euro.
Në Interex gjeni vaj luledielli Floil për 1.19 euro.
E në Superviva ofrohet vaji i lulediellit Dijamant 1L për 1.39 euro.
Vaji më i lirë ofrohet në Viva Fresh Store dhe Interex.
Ullinjë 1.89 euro kg
Ka edhe produkte tjera në zbritje. Për shembull, në Interex e Superviva mund të gjeni ullinj të gjelbër në zbritje. Kilogrami kushton 1.89 euro në të dy marketet dhe për këtë javë janë ullinjtë më të lirë.
ETC e Viva Fresh Store nuk kanë nxjerr në fletushkë ullinj me zbritje.
Qumësht – 0.59 euro
Në Viva Fresh Store ofrohet qumështi Perfetto (3.2 %) për 0.59 euro litri.
Në ETC e gjeni qumështin Natura (2.8 %) në zbritje me të njëjtin çmim për litër – 0.59 euro.
Interex ka nxjerr qumështin Perfetto (2.8 %) për 0.59 euro litri.
Dhe, në Superviva ofrohet qumështi Bitolsko (3.2 %) për 0.69 euro litri.
Shfletoni fletushkat:
Viva Fresh Store, ETC, Interex, Superviva